
Milan është kampione e Seria A për sezonin 2021-2022. Në ndeshjen e fundit të kampionatit edhe pse i mjaftonte një pikë kundër Sassuolos “djalli” ka fituar 0-3.
Kjo ka bërë që të shpërthejë festa, pasi Milani nuk e fiton kampionatin prej 11 vitesh, ndërsa këtë sezon ndodhi në ndeshjen e fundit.
Fitorja e Milanit e bëri të pavlefshme edhe triumfin e Interit 3-0 kundër Sampdorias. Zikaltërit kështu shkurorëzohen si kampionë të Italisë, ndërsa barazohen nga Milani me 19 trofe.
Për ketë fitore te Milan ka festë edhe në Tirane, pasi tifoze te djallit janë mbledhur në sheshin Skënderbej për të festuar së bashku edhe me mjete piroteknike, duke i vendosur “flakën” kryeqytetit