Ballina Lajme 17-vjeçari shqiptar i zhdukur prej 31-janarit. Familja në ankth për fatin e...

17-vjeçari shqiptar i zhdukur prej 31-janarit. Familja në ankth për fatin e tij. Emri

0

Mbretëria e Bashkuar- Një 17-vjeçar shqiptar është zhdukur pa gjurmë në Britaninë e Madhe, që prej datës 31 janar.

I mituri, i identifikuar me emrin Leotrim, është në listën e policisë së Yorkshire, në mesin e 7 personave të zhdukur. Leotrimi është parë për herë të fundit në zonën e rrugës Stanhope të Wheatley, Doncaster, rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, 31 janar, raportojnë mediat britanike.

Me gjithë hetimet e shumta në Britani dhe në Shqipëri, Leotrimi nuk është gjetur dhe shqetësimet për 17-vjeçarin janë rritur, ndërsa familjarët jetojnë në frikë që ende nuk kanë asnjë lajm për të birin.

17-vjeçari përshkruhet si i bardhë, me flokë të shkurtër dhe sytë kafe të errët, ndërsa policia ka bërë publike vetëm një imazh ku duket fytyra e tij.