Ballina Vendi Zgjedhja e Presidentit/Mediu kërkon negociata me të gjithë deputetët!

Zgjedhja e Presidentit/Mediu kërkon negociata me të gjithë deputetët!

2

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Kryetarëve, ku po diskutohet procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri, ka kërkuar që në negociata të përfshihen të gjithë deputetët.

Ai theksoi se tri raundet e parashikuara në Kushtetutë kanë si qëllim që të gjendet një president konsensual mbi palët dhe të shmangen krizat parlamentare.

Nëse shkohet në votim më 10 maj, sikurse kërkon mazhoranca, Mediu kërkoi të dijë kush është kandidati.

Në negociata të përfshihen të gjithë deputetët.

Këto tri raunde janë një marrëdhënie e domosdoshme e deputetëve të Kuvendit për të arritur consensus për të zgjedhur një president mbi palët.

Ka ardhur koha t’i japim një autoritet moral dhe kushtetues në pozicionin e Presidentit të Republikës.

I ka apo si ka numrat mazhoranca, janë diskutime që bien ndesh me Kushtetutën.

Ajo që ka parashikuar Kushtetuta është të shmangen krizat parlamentare.

Të kemi të gjithë kohën e nevojshme, të përcaktojmë kriteret e lidhura me funksionin e Presidentit të Republikës dhe nevojën për një njeri në shërbim të interesit të vendit.

Shqipëria ka njerëz që janë mbi partitë politike, ka njerëz që pa dyshim garantojnë këtë pozicion e duhet të jemi më të hapur për të dalë nga vetja jonë e për të gjetur një person që t’i shërbejë vendit.

Të gjejmë konsensus para se të shkojmë në seancë plenare.

Nëse shkojmë më datë 10, kush është kandidati?”-tha Mediu