Ballina Vendi Durrës, adoleshenti godet me thikë bashkëmoshatarin e tij

Durrës, adoleshenti godet me thikë bashkëmoshatarin e tij

1

 Adoleshenti qëllon me thikë bashkëmoshatarin e tij në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15, në lagjen nr.15, informon Noa.al.

A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia kapi dhe shoqëroi në ambientet e komisariatit autorin e dyshuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.