Ballina Lajme 15-vjeçarja rrëfen tmerrin, tregon se si u abuzua për vite me radhë...

15-vjeçarja rrëfen tmerrin, tregon se si u abuzua për vite me radhë nga kushurinjtë ë të dashurit

60

Një histori tronditëse me protagoniste një vajzë 15-vjeçare e përdhunuar e cila tregoi në gjykatë për abuzimin seksual që pësoi nga dy djem, kushërinjtë e djalit që dashuronte, në Romë.

Viktima ka pësuar dhunë nga kushërinjtë e të dashurit të saj, të cilët kishin kryer çdo llloj abuzimi fizik në trupin e të resë.

Adoleshentja rrëfeu dje me lot në sy historinë duke nënvizuar se “ajo është përdorur si leckë” nga përdhunuesit e saj.

Historia tronditëse e 15-vjeçares së dhunuar

Vajza ndoshta e kishte ndrydhur historinë për shkak të traumës së tmerrshme psikologjike që kishte pësuar.

Dhuna, së bashku me identifikimin e përgjegjësve, u zbardh vetëm pas seancave të shumta psikoterapie.

Siç raporton La Repubblica, drejtësia mundi të sillte përgjegjësit në bangon e të akuzuarve, vetëm në sajë të punës së psikoterapistes që po trajtonte të renë. Një terapi që identifikoi si përgjegjës dy djem 20-vjeçarë, të dy kushërinj të ish-të dashurit të 15-vjeçares.

Tortura fizike që ka pësuar vajza

Gjyqtari dëgjoi me vëmendje deponimin e të resë, e cila në sallën e gjyqit rrëfeu të gjitha torturat e vuajtura nga dy kushërinjtë e të dashurit të saj.

Me kalimin e një periudhe kohore, në historinë tronditëse të adoleshentes, pangopësia e përdhunuesve ishte rritur, aq sa ata kishin vënë në praktikë të gjitha perversitetet e tyre seksuale duke i zbatuar në trupin e viktimës.

Një situatë e cila u rindërtua edhe me psikoterapi, e cila bëri të mundur raportimin e saktë të torturës së pësuar nga e reja, kryer nga dy të pandehurit.

Pasojat e përdhunimeve të përsëritura mbi vajzën

Pyetjeve të gjyqtarit iu përgjigj edhe psikoterapistja që po ndjek vajzën. Vetë profesionistja dha një ekspertizë për psikikën e të resë, e cila aktualisht përjeton një paqëndrueshmëri të thellë për shkak të dhunës që ka pësuar.

Ekipi mjekësor, duke qenë në gjendje të flasë me të dhëna shkencore në dorë, nënvizoi se si pasojë e këtyre fakteve e reja po vuan çrregullime të rënda të humorit. Probleme të cilat konkretisht kanë ndryshuar edhe jetën e përditshme dhe cilësinë e jetës së adoleshentes.