Sot 15 vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Prej 17 shkurtit të vitit 2008 Ballkanit iu shtua edhe një shtet i ri, Kosova, e cila filloi të njihej menjëherë nga shtetet mike, ku deri më tani ajo është njohur nga 113 shtete në botë. Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Për këtë ajo kërkoi edhe opinion këshillues nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë në 2008, kërkesë që u hodh poshtë nga kjo gjykatë më 22 korrik 2010. Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE vendosi që vendet anëtare të ishin të lira për të vendosur nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Shumica e vendeve të unionit e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e njohin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përçuar mesazhin e tij të urimit përmes një mbledhje festive të qeverisë.
“Puna e festa për republikën tonë duhet të shkojnë gjithnjë bashkë. Pavarësia u arrit përmes mundit dhe sakrificës por pavarësia jonë do të rritet vetëm përmes punës. Vetëm përmes punës dhe sakrificës e cila i karakterizon njerëzit e mirë të Kosovës. Ata punojnë këtu por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira. Detyra jonë kryesore është që kur të vijë 20-vjetori të jenë shtuar dhe shumëfishuar arsyet që të rejat e të rinjtë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale të plotë e për një jetë më të mirë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.
Para objektit të Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Bajram Begaj.
Me rastin e 15-vjetorit nga ana e autoriteteve të Kosovës janë parashikuar një sërë aktivitetesh:
Agjenda Shtetërore për shënimin e 15-Vjetorit të Pavarësisë:
08:00 Mbledhje festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës
08:20 – Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës
08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
08:45 – Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
08:50 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” (Prekaz)
10:30 – Interpretim i Filharmonisë së Kosovës (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
11:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
11:20 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë
11:30 – Nderime te Monumenti “Heroinat”
12:00 – Parakalimi i Trupave të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Prishtinë)
16:15 – Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës
17:00 – Pritje shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës
20:15 – Koncerti i Pavarësisë nga RTK (Salla 1 Tetori)
09:15-21:45 Agjenda e Komunës së Prishtinës
09:15 Homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve
10:00 Seanca solemne e Kuvendit të Kryeqytetit. (Kuvendi i Kryeqytetit)
10:40 Përfundimi i seancës, I ftuar nderi: Z. Hazir Reka
11:00 Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Merr pjesë Kryetari Rama (Kuvendi i Republikës së Kosovës)
12:00 Parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Merr pjesë Kryetari Rama (sheshi “Zahir Pajaziti” (organizim i Qeverisë)
16:00 Prishtina Jazz Orchestra – Koncert për ditën e Pavarësisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë – “Salla e Kuqe”)
20:00 Gala Koncerti i RTK-së “Rrno për me tregue”. Merr pjesë Kryetari Rama. (Salla “1 Tetori”)
21:45 Koncert Morcheeba. (Pallati i Rinisë – “Salla e sporteve”)
10:00 Mbahen garat me kuaj të tërheqjes dhe sfilës. Marrin pjesë qindra pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Macedonia e Veriut dhe me gjerë. (Fshati Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj)
13:00 Komuna e Vushtrrisë organizon Akademi Solemne për Ditën e Pavarësisë. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”)
14:30 Nisma Socialdemokrate organizon tubimin festiv “Festojmë me Ju!”. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë)
/rtsh.al/