Ballina Lajme 14 maji/ KQZ nis shqyrtimin e partive politike, Celibashi: Institucionet të raportojnë...

14 maji/ KQZ nis shqyrtimin e partive politike, Celibashi: Institucionet të raportojnë veprimtaritë politike

1

Në mbledhjen e radhës së tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur  shqyrtimi i kërkesave të forcave politike për regjistrimin e tyre në zgjedhjet vendore që do të mbahen në 14 maj të këtij viti.

Përgjatë kësaj mbledhjeje u diskutua caktimi i kandidatëve në listat shumë-emërore.

Gjithashtu u konstatua se në rendin e ditës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka përfshirë partitë kryesore, subjektet pa peshë elektorale të cilat kanë kërkuar të regjistrohen në KQZ dhe të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Deri më tani janë rreth 50 parti që kanë shprehur interesin e tyre për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa ditën e nesërme pritet të shqyrtohen nga KQZ edhe dokumentacionet e Partisë Demokratike.

Kjo e fundit vijon të mbetet në dyert e gjykatës teksa Apeli riktheu për shqyrtim në gjykatën e shkallës së parë se kujt i përket vula, grupit të “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha apo ajo e grupit zyrtar të Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Nga ana e tij,  kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është shprehur se institicioni që ai drejton do të bazohet dhe do të marrë një vendim për regjistrimin e tyre referuar në dokumentet që të dyja grupimet kanë dorëzuar në KQZ.

/rtsh.al/