Ballina Lajme Politike 14 maji/ Alibeaj: Humbëm zgjedhjet, por ruajtëm ekzistencën e PD-së. Ishte një...

14 maji/ Alibeaj: Humbëm zgjedhjet, por ruajtëm ekzistencën e PD-së. Ishte një katarsis

0

Pasi u tërhoq nga drejtimi i komanduar i Partisë Demokratike, duke mbajtur vetëm postin e nënkryetarit, Enkelejd Alibeaj ka analizuar rezultatin e kësaj force politike në zgjedhjet vendore për kreun e bashkisë së Tiranës.

Duke folur për emisionin “Publikisht” në Radio Televizionin Shqiptar, Alibeaj tha se kandidimi i Roland Bejkos për kreun e bashkisë së Tiranës, bëri të mundur ekzistencën e Partisë Demokratike.

Bejko doli ditën e fundit si kandidat duke pasur parasysh gjithë lodhjen e madhe që ndodhi brenda PD-së. Pjesa më e madhe e financimeve nuk kanë ardhur te Partia Demokratike për zgjedhjet vendore.

Një pjesë e kandidatëve u detyruan të tërhiqen. Duhet ta shohim në sy. Ajo çfarë ishte sfidë, ishte ekzistenca e Partisë Demokratike. Po të shohim këshillin bashkiak nuk ka nevojë për krahasim me partitë e tjera”, u shpreh Alibeaj.

Pavarësisht se Bejko rezultoi humbës në këto zgjedhje, Alibeaj tha se ajo që ndodhi me Partinë Demokratike që nga përplasja brenda radhëve të veta deri në zgjedhjet vendore të 14 majit, ishte një operacion katarsisi (pastrimi).

“Sfida ishte ruajtja e ekzistencës së Partisë Demokratike, konsolidimi me raportet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo i shërben me disa akte dhe shembuj. Ku ka shembuj dhe akte se PD-ja që kreu brenda vetes një operacion të tillë katarsisi. Unë e kam përjetuar vetë, të ndodhesh para dilemave të mëdha, për interesat e demokratëve të distancohesh nga lideri Sali Berisha pasi u shpall nongrata, pavarësisht kostove që mund të krijojë”, theksoi Alibeaj.

/rtsh.al/