Ballina Lifestyle & Showbiz Sara Hoxha dhe Ledion Lico prindër për herë të ...

Sara Hoxha dhe Ledion Lico prindër për herë të tretë!

5

Sara Hoxha ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të tretë.

Me anë të një postimi në Instagram, Sara shkruan: “Këta dy fëmijë së shpejti do të kenë tre fëmijë të tyre”. Duket se urimet do jenë të shumta dhe lajmi deri më tani ka lumturuar miq e fansa të shumtë të cilët nuk i kursejnë urimet e përzemërta.

Ky lajm u bë me dije dhe gjatë episodit të 12-të të emisionit “Ëndërrtjerrësit”.Të ftuarit, e uruan Ledionin “me një gocë”.

Kujtojmë se çifti i njohur kanë dy djem, London dhe Roman, të cilët së shpejti do të bëhen me motër ose vëlla.