Ballina Rajoni 13-vjeçarja lind fëmijën në banjën e pediatrisë, shkoi në spital me dhimbje...

13-vjeçarja lind fëmijën në banjën e pediatrisë, shkoi në spital me dhimbje barku pa e ditur që ishte shtazënë

99

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 13-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë pasi shkoi në spital me dhimbje barku.

Sipas mediave greke, prindërit e çuan vajzën në urgjencën e spitalit të Naxosit me dhimbje të forta barku, të cilat ia atribuuan kapsllëkut kronik.

Për të trajtuar dhimbjet, pediatri i dha një klizmë, siç është përshkruar në këto raste, por vajzë shkoi në tualet dhe u vonua shumë. Kur mjeku shkoi për tak ontrolluar e gjeti me foshnjën e lindur dhe kordonin e kërthizës së varur.

Më pas, 13-vjeçarja i është nënshtruar një radiografie për të parë nëse ka ndonjë komplikacion dhe në mungesë të mjekut gjinekolog është transferuar në spitalin e Siros, ku po trajtohet me foshnjën e saj.

E mitura u ka treguar psikologëve të fëmijës se babai i vogëlushit është një shok i klasës, por të afërmit e saj theksojnë se nuk dinë asgjë. Ndërkohë, ata thonë se vajza ëhstë kontrollaur shpesh në pediatri dhe askush nuk u kishte thënë se jao ishte shtatzënë, ndërsa shtimi nnë peshë ia atribuonin adoleshencës.