Ballina Lifestyle & Showbiz 13-vjeçarja e verbër dhe autike magjeps publikun me performancën në piano

13-vjeçarja e verbër dhe autike magjeps publikun me performancën në piano

14

13-vjeçarja Lucy magjepsi publikun kur performoi në piano mbrëmjen e së mërkurës në Channel 4’s.

Adoleshentja nga Halifax në West Yorkshire i përloti shikuesit teksa shikonin të mahnitur teksa pianistja e verbër dhe autike krijonte magji.

Performanca ishte aq prekëse sa Lucy u kurorëzua fituese e shfaqjes me pianistin klasik Lang Lang.

Ishte mësuesi i saj i muzikës Daniel që pa për herë të parë aftësinë e saj kur luajti Tëinkle Tëinkle Little Star e deri te performimi në skenë në Royal Festival Hall.

Daniel më parë foli për historinë e Lucy-t, ku tregoi se ajo luajti për herë të parë në tastierë kur ishte vetëm dy vjeç.

Ajo filloi mësimet e pianos me mësuesin e saj Daniel kur ishte tre vjeç përmes organizatës bamirëse muzikore The Amber Trust .

“Për herë të parë takova Lucy në shkollë. Oh kjo është Lucy tha dikush. Kështu që i vendosa një tastierë të vogël poshtë dorës, dhe ajo filloi të luante Twinkle Twinkle Little Star. Dhe unë mendova ‘Ja një vajzë për të cilën muzika është vërtet e rëndësishme’. Dhe kjo mund të jetë një mënyrë për të zhbllokuar gjuhën e saj, aftësitë e saj sociale dhe mbi të gjitha, kënaqësinë e saj të jetës.”

Familja kuptoi se ajo kompozonte muzikë në kokën e saj ndërsa ishte ulur në divan. Ajo ishte gjithashtu në gjendje të luante muzikë pasi e kishte dëgjuar vetëm një herë.

  • Daniel tha se mësimet nuk ishin të lehta në fillim pasi ai duhej të kuptonte se si të mësonte dhe të shfrytëzonte sa më shumë talentin e saj.