Mes lotësh dhe dhimbjeje është përcjellë për në banesën e fundit 11-vjeçarja greke e cila u vra mizorisht nga daja i saj, pasi ajo refuzoi që të kryenin marrëdhënie seksuale. E ndërsa të miturës i jepej lamtumira, banesa e vrasësit është vënë në flakë. Tashmë familjarët e bashkëshortes së autorit janë në pozitë të vështirë pasi u kërkohet të kërkojnë falje për veprimet e tmerrshme të 37-vjeçarit. Ky i fundit është arrestuar nga policia dhe do të përballet me drejtësinë.