Ballina Lifestyle & Showbiz 7-vjeçarja ukrainase që u bë virale me performancën në strehën e bombave,...

7-vjeçarja ukrainase që u bë virale me performancën në strehën e bombave, mahnit sërish!

1

Amelia Anisovych, vajza 7-vjeçare që u bë virale pasi këndoi “Let It Go” nga Frozen në një strehë ndaj bombave në Ukrainë, mahniti sërish me talentin e saj në Poloni kur interpretoi himnin kombëtar të Ukrainës gjatë një koncerti bamirësie të dielën në mbrëmje, për mbledhjen e fondeve për vendin e saj.

Në Atlas Arena në Lodz, Anisovych këndoi himnin e vendit të saj para mijëra njerëzve.

Videoja muzikore ku Anisovych interpretonte “Let It Go”, para një grupi të madh njerëzish të strehuar për t’iu shpëtuar bombave, bëri xhiron e mediave sociale dhe madje tërhoqi vëmendjen e Idina Menzel – e cila këndoi “Let It Go” si Elsa në filmin e famshëm të Disney

Klipi viral tërhoqi gjithashtu vëmendjen e Kristen Anderson-Lopez, e cila shkroi muzikën për Frozen, përfshirë “Let It Go”. Anderson-Lopez ndau videon në Twitter me një letër të hapur drejtuar Anisovych.”Vajzë e vogël e dashur me zërin e bukur,” filloi ajo. “Unë dhe bashkëshorti im e kemi shkruar këtë këngë si pjesë e një historie për shërimin e një familjeje në dhimbje. Mënyra se si e këndon është si një truk magjik që përhap dritën në zemrën tënde dhe shëron të gjithë ata që e dëgjojnë. Vazhdo të këndosh! Ne po dëgjojmë!”

Duke folur për BBC Breakfast, Anisovych tha se është mirënjohëse për përgjigjen që ka marrë dhe për të gjithë ata që e shijojnë këndimin e saj.”Unë praktikoj këndimin çdo ditë në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje. Unë bëj prova dhe kjo është arsyeja pse doli kaq mirë,” tha ajo për BBC. “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të këndoj”.

Anisovych, e cila aktualisht po qëndron me gjyshen e saj në Poloni, sipas ITV, është një nga shumë civilë që janë larguar nga konflikti në Ukrainë pas sulmit të Rusisë.