Ballina Lajme 1 në 10 fëmijë të prekur me linë e dhenve, mjekët apel...

1 në 10 fëmijë të prekur me linë e dhenve, mjekët apel prindërve: Shmangni kopshtet dhe çerdhet kur shfaqet infeksioni

1

1 në 10 fëmijë në vendin tonë rezultojnë të prekur me linë e dhenve. Mjekja pediatre, Sonila Brati, shpjegon se sëmundshmëria  është shprehur jo në pak raste me forma të rënda dhe kjo ka ngaruar disi edhe sistemet shëndetësore si në parësor ashtu edhe në spitale.

Mjekja apelon për kujdes të shtuar nga ana e prindërve dhe të shmangin ambjentet e kopshteve dhe çerdheve nëse fëmija është prekur, pasi varicela apo lija e dhenve është sëmundje ngjitëse akute.

Për mjeken pediatre, shqetësuese mbetet dhe tendenca e prindërve për t’iu shmangur vaksinës së fruthit tek fëmijët e moshës 1 vjeç, gjë e cila mund të sjellë pasoja të rënda deri në fatalitete.

/rtsh/