Gazetari Artan Hoxha deklaron se atentati me tre të vrare dje në Fushë-Krujë tregon se autorët nuk kanë frikë nga askush. Ai ka ngritur alarmin se Laçi është shndërruar në qytet funeral, ku të rinjtë po varrosen si në vitet 1997-1998.
“Laçi është shndërruar në qytetet funeral. Nuk jemi në 97-98 që të varrosësh tre të rinj. Autorët nuk kanë patur frikë nga askush. Janë ca telenovela turke që s’ka askund polici, se kështu e ka vendosur regjisori, njësoj edhe këtu.
Në këto raste postblloku i policisë e ka zero shansin të përballet, se mund të humbësh edhe jetën. Stacioni i policisë në Fushë Krujë është më i sulmuari me lëndë eksplozive, ia hidhnin mbi muret. Zona Lezhë-Kurbin-Fushë Krujë ia ka kaluar edhe Elbasanit, në Elbasan mbaruan, zgjedhjet u bënë, Dumani u dorëzua. Ngjarja e fundit me tre të vrarë ka ndodhur me 29 dhjetor 2019. Dhe ishte fillimi, jo fundi i një serie vrasjesh”, tha ai në Syri Tv. /abcnews.al